Gjykata e Korçës ka vendosur arrestimin në burg për Aleks Ago, 45 vjeç, i akuzuar për ngacmim seksual të një 15-vjeçari nga fshati Poloskë. I mituri, në prani të nënës dhe një psikologu, denoncoi se Ago e kishte prekur dhe kërkuar marrëdhënie seksuale, duke qenë ky rasti i tretë i kësaj natyre. Policia e arrestoi menjëherë, dhe prokuroria kërkoi masën e arrestit, e cila u pranua nga gjykata. Ago është baba i tre fëmijëve.
Posted inKryesore


