Në GJKKO ka filluar seanca paraprake për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, të akuzuar në dosjen “Partizani”. Berisha dhe dhëndri i tij nuk ishin prezentë, ndërsa avokatët do të paraqisnin argumentet e mbrojtjes. Pritet që avokatët e Malltezit, dhe më pas ata të të tjerëve të lidhur me rastin, të mbrojnë klientët e tyre deri në orën 16:00. Dosja ngre akuza për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani me ndihmën e Berishës dhe Malltezit.
Posted inKryesore


