Kostot e barnave po rriten në Shqipëri për shkak të nevojave në rritje të një popullsie në plakje, ndërsa fondet publike për rimbursim mbeten të pandryshuara. Në vitin 2024, shqiptarët shpenzuan 281 milionë euro për medikamente, nga të cilat vetëm 120 milionë u kompensuan nga shteti. Të tjerët paguan nga xhepi, me rreth 160 milionë euro. Shqipëria përballë një varfërie të lartë vërehet si e paaftë për të investuar në terapitë inovative, pavarësisht rekomandimeve për rritjen e financimeve publike për shëndetësinë.
Posted inKryesore


