Një 15-vjeçar u plagos me armë zjarri në Tiranë, pas një konflikti mes vëllezërve Pëllumbi. Autori i ngjarjes, xhaxhai i të rinjve, Nazmi Pëllumbi, qëlloi mbesën e tij, e cila aktualisht është në spital. Ai është shpallur në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe “plagosje të rëndë”. Në lidhje me ngjarjen, u arrestua Florian Pëllumbi, vëllai i autorit, për posedim të drogës. Policisë i janë kaluar materialet për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


