Një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë, ku një 37-vjeçar, A. Gj., u qëllua me thikë nga babai i tij, H. Gj., rreth 74 vjeç, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Kodra e Priftit, dhe i riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra. Policia ka arrestuar autorin dhe po heton për sqarimin e rrethanave.
Posted inKryesore


