Policia ka nisur hetime në gjendje të lirë për pesë eksponentë të PD-së dhe PL-së, lidhur me protestën e paligjshme përpara bashkisë së Tiranës. Opozita ka bllokuar rrugët dhe ka penguar qarkullimin. Protestuesit e proceduar janë: Adriana Kalaja, Tedi Blushi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Adriana Tolka. Po ashtu, avokati Altin Goxhaj u hetua për organizimin e një tjetër proteste kundër idesë së shtetit bektashi dhe një marrëveshjeje për minoritetin grek në Shqipëri.
Posted inKryesore


