Tenderi për asfaltimin e rrugicave në fshatin Fratar, me vlerë 51,971,681 lekë, është shënuar me “Flamur të kuq” për korrupsion nga Open Data Albania. Kryebashkiaku Qerim Ismailaj skualifikoi operatorët konkurues dhe e dha tenderin kompanisë “Beqiri” me ofertën më të shtrenjtë prej 40,688,700 lekësh, duke favorizuar mikun e tij, Neim Beqiraj. Kompania ka një historik të punimeve të dëmtuara, dhe Ismailaj ka probleme të integritetit, duke fshehur dënime të mëparshme.
Posted inKryesore


