Gjatë muajit janar, u regjistruan 6 vrasje në Shqipëri, tre prej të cilave në Tiranë, shumica e të cilave mbeten të pazbardhura. Vrasjet e Bujar Nasufit dhe Lulzim Vishës konsiderohen të lidhura me çështje pronësie, por hetimi për të dyja nuk ka siguruar prova të mjaftueshme. Po ashtu, rastet e ekzekutimeve mafioze, si ato të Klaudio Prendit dhe Kristian Markut, vijojnë të mbeten të pazgjidhura, duke dëshmuar dështimin e hetuesve.
Posted inKryesore


