Autoritetet greke janë në alarm pas mbi 200 tërmeteve në Santorini, ku më i forti ka arritur 4.5 magnitudë. Ekspertët paralajmërojnë për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm me pasoja të rënda. Si masë preventive, shkollat do të mbyllen dhe aktivitete do të anulohen në të gjithë ishujt e Egjeut. Kryeministri Mitsotakis ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin grumbullimet dhe zonat e rrezikshme.
Posted inKryesore


