Armando Broja po i jep shpresë trajnerit Sylvinho për ndeshjet e marsit, pasi analizat tregojnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të rikuperohet më shpejt nga dëmtimi. Pas një stërvitjeje intensive, ai pritet të kthehet në lojë pas gjashtë javësh, në vend të dhjetë. Kjo do t’i lejojë atij të luajë më 21 mars ndaj Anglisë, në ndeshjen e rëndësishme të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Posted inSport


