Kristos Mastoras, këngëtari i njohur, u arrestua nga policia greke për vozitje në gjendje të dehur. Ai u kap në afërsi të sheshit Omonia me një nivel alkooli prej 0.83mg. Mediat raportojnë se Mastoras përpiqej të largohej nga postblloku, por u ndalua. Ai do të paraqitet në gjykatë për masë sigurie të hënën, ndërsa i është marrë patenta për 2 muaj dhe është gjobitur me 700 euro.
Posted inShow Bizz


