Policia e Shtetit ka përfunduar operacionin “Operacionalja 25” në Tiranë, në bashkëpunim me BKA-në gjermane dhe rrjetin ENFAST. U arrestua R. G., 42 vjeç, izraelit me shtetësi kanadeze, i kërkuar ndërkombëtarisht për mashtrim të përsëritur me një urdhër ndalimi nga gjykata e Bambergut, Gjermani, që parashikon deri në 15 vjet burgim. Aktualisht po përgatitet ekstradimi i tij në Gjermani.
Posted inKryesore


