Partia Demokratike ka reaguar ndaj kërkesës së Presidentit Bajram Begaj për Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si një tentativë për kapjen e saj nga mazhoranca. PD akuzon Begajn se kërkesa e tij, pavarësisht se nuk përmend emra, ka si qëllim riaktivizimin e kontrolleve mbi gjyqtaren Sonila Bejtja. Ata shpërfaqin shqetësime për thirrjen e Presidentit pikërisht tani, duke i përmendur dështimet e tij në tema të tjera të rëndësishme.
Posted inKryesore


