Përfundon evidentimi i objekteve të prekura nga përmbytjet në Durrës, ku identifikohen 476 banesa të dëmtuara. Kryebashkiakja Emirjana Sako thekson se procesi i dëmshpërblimit do të fillojë shpejt dhe se të gjitha familjet do të marrin ndihmën përkatëse. Zonat më të goditura përfshijnë ish Kënetën, Plazhin, Shkozetin, Sukthin dhe Katundin e ri pas reshjeve të janarit.
Posted inKryesore


