Elseid Hysaj do të jetë jashtë fushës për të paktën 1 muaj për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Ai u lëndua në ndeshjen me Kaljerin dhe do të rikuperohet pas 40 ditësh, duke rrezikuar që të mos luajë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës. Ndërkohë, Mario Mitaj gjithashtu ka pësuar një dëmtim, por sipas raportimeve, ai pritet të rikthehet shpejt. Trajneri Silvinho shpreson t’i ketë të dy për ndeshjen me Anglinë.
Posted inSport


