Serie A në Itali nisi raundin e 24-të me ndeshjen mes Comos dhe Juventusit, ku “Zonja e Vjetër” fitoi 1-2 falë dopietës së Kolo Muanit. Pas një ekuilibri të parë, Muanit shënoi në minutën e 34-t, por Diao barazoi për vendasit. Në minutën e fundit, Juventusi fitoi një penallti, ku Muanit sërish shënoi. Me këtë fitore, Juventusi renditet i katërti me 43 pikë, ndërsa Como mbetet në vendin e 15-të me 22 pikë.
Posted inSport


