Një 25-vjeçar, Erbion Çrraga, u arrestua pasi plagosi rëndë me thikë 26-vjeçarin Ardjan Ymeri në Lushnjë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhevdet Nepravishta” dhe viktima është në spital nën kujdesin mjekësor. Policia ka nisur procedurat për akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Posted inKryesore


