Më shumë se 50% e të regjistruarve kanë votuar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 15:00, 10,306 nga 20,324 votues votuan, ose 50,91%. Votimi nisi në orën 07:00 në Evropë dhe në orën 13:00 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Procesi zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete të ndryshme.
Posted inKryesore


