Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të SPAK më 10 Shkurt dhe ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë. Mbështetësit e tij janë grumbulluar jashtë. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është në arrest shtëpie. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Disa biznesmenë janë gjithashtu të përfshirë në këtë çështje.
Posted inKryesore


