Gjykata e Posaçme ka konfirmuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është dërguar në paraburgimin e Durrësit. Gjykata e ka cilësuar masën të ligjshme dhe ka lënë në detyrim paraqitjeje bashkëshorten e tij. Veliaj do të ndodhet aty me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-deputetin Jurgis Çyrbja, të dy të akuzuar për abuzime dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Posted inKryesore


