Një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë, ku një pacient i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i identifikuar si M. K, rreth 75 vjeç, dyshohet se është hedhur nga lartësia e ndërtesës dhe ka humbur jetën. Policia ka konfirmuar incidentin dhe një grup hetimor është në vendngjarje për të hetuar rrethanat që e rrethonin këtë rast. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:05.
Posted inKryesore


