Gjykata e Apelit në Firence ka konfirmuar dënimin me 30 vjet burg për Elona Kaleshen, një shqiptare 41-vjeçare, e shpallur fajtor për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho. Trupat e tyre u gjetën të copëtuar në dhjetor 2020, pas zhdukjes së tyre më 2015. Hetimet tregonin që Kalesha ishte e fundit që i kishte parë dhe se kishte fshehur mbetjet në valixhe që i hodhi pranë burgut Sollicciano.
Posted inKryesore


