Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar dhe ka mbërritur në paraburgimin e Durrësit, pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e tij të arrestit. Prokuroria akuzon Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për përvetësim të paligjshëm të qindra mijëra eurove nga fondet e Bashkisë dhe kompani kontraktore, duke i kaluar përmes një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Xoxa.
Posted inKryesore


