Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar dënimin e Arben Lenës, ish-kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, për tentativë korrupsioni ndaj një gjyqtari me 5 mijë euro. Lena u dënuar me 2 vite burgim dhe një periudhë ndalimi për ushtrimin e profesionit për 3 vjet. Dënime të tjera u shpallën për katër persona të tjerë, ndërsa Dritan Tabaku u shpall i pafajshëm për moskalëzim krimi.
Posted inKryesore


