Një 34-vjeçar, Drilon Malluta, është arrestuar në Durrës për vjedhjen e naftës nga një anije e sekuestruar. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, duke përfshirë një punonjës policie, për të realizuar vjedhjen përmes ryshfetit prej 10.000 eurosh. Arrestimi erdhi pas një operacioni policor të koduar “Turni”. Materialet do të referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Puna vazhdon për kapjen e të dyshuarve të tjerë.
Posted inKryesore


