Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar disa biznese, truall dhe magazina të një personi me inicialet D.A., i dyshuar për veprimtari kriminale lidhur me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë truall, objekte tregtie dhe një automjet “Mercedes Benz”. Procesi ka ardhur si rezultat i dyshimeve për burimin e paligjshëm të këtyre pasurive.
Posted inKryesore


