Policia në Qafë Thanë ka proceduar penalisht një shtetas polak për tentativën e nxjerrjes së 23,700 eurove nga Shqipëria pa deklarim. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Benz”, u gjetën paratë, për të cilat nisi procedimi për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”. Çështja është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.
Posted inKryesore


