Një administrator 40-vjeçar i një firme ndërtimi në Tiranë është arrestuar pasi një punonjës i saj, 61 vjeç, ra nga skela gjatë rikonstruktimit të një objekti. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Përgjegjësja e grupit të punës, 71 vjeçe, po ashtu është proceduar në gjendje të lirë. Autoritetet dyshojnë për shkelje të rregullave të sigurisë në punë që çoi në këtë incident.
Posted inKryesore


