Gjykata e Posaçme ka vendosur për masat e sigurisë ndaj 24 zyrtarëve dhe biznesmenëve të lidhur me “Universitetin Bujqësor”, të akuzuar për korrupsion dhe abuzime në tendera. Mes të arrestuarve janë Eduart Terthorja, Altin Murto dhe Amarildo Lleshi. GJKKO ndryshoi masat për disa profesorë, duke i lënë në “detyrim paraqitje”. Hetimet përfshijnë 9 procedura prokurimi të vitit 2022, me vlerë 90 milion lekë.
Posted inKryesore


