Kompania Alef Aeronautics ka krijuar një makinë elektrike futuriste që mund të fluturojë dhe të lëvizë në rrugë. Automobili, që kushton 235,000 euro, është testuar me sukses në ambiente urbane dhe ka një distancë udhëtimi prej 320 km në tokë dhe 176 km në ajër. Peshon 385 kg dhe ka shpejtësi maksimale 177 km/orë në ajër. Shpresohet që çmimi në prodhimin masiv të ulet në 25,000 euro, duke e bërë atë më të përballueshëm.
Posted inTeknologji


