Përplasja mes mjekses Eva Carneiro dhe ish-trajnerit të Chelsea, José Mourinho, ndodhi gjatë ndeshjes Chelsea-Swansea në 2015, kur Carneiro hyri në fushë për të ndihmuar Eden Hazard. Mourinho e kritikoi, duke thënë se nuk ishte një dëmtim serioz. Pas kësaj, Carneiro u shkëput nga Chelsea dhe fitoi një dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh. Sot, ajo drejton grupin “The Sports Medical Group” dhe është bashkëpronare e klubit Lewes FC, që synon barazi gjinore.
Posted inSport


