Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë pas barazimit 1-1 me Empolin, që e mposhti 4-2 në penallti. Empoli kaloi në avantazh me golin e Maleh në minutën e 24-t, ndërsa Juventusi barazoi me golin e Thuram në minutën e 66-t. Ardian Ismajli u dëmtua dhe u largua nga fusha. Gjysmëfinalet do të jenë Empoli-Bologna dhe Milan-Inter, me ndeshjet që do të zhvillohen më 2 dhe 23 prill.
Posted inSport


