Komisioni Rregullotar në KQZ miratoi me 4 vota pro që votimi dhe numërimi elektronik të zhvillohet më 11 maj në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë, pas propozimit të përfaqësuesit ligjor të PD-së. Komisioni ndërpreu mbledhjen për të pritur një përgjigje nga Kryekomisioneri Celibashi, i cili më pas e pranoi propozimin. Fillimisht ishte propozuar që votimi elektronik të bëhej në disa njësi, por vendimi përfundimtar u kufizua në dy zona.
Posted inKryesore
Posted by
Gazetar Online No Comments


