GJKKO ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Sokol Kryeziu, i përfshirë në hetimet ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgim. Kryeziu, pronar i kompanisë “Gerard-A”, akuzohet për korrupsion pasiv dhe ka dyshime që kompania e tij kontrollohet nga dikush tjetër. Ai ka blerë piktura të shtrenjta nga “NAN Gallery” dhe ka marrë miliona lekë nga bashkia.
Posted inKryesore


