Më 28 shkurt 2025, mijëra qytetarë protestuan në mbi 200 qytete të Greqisë për të përkujtuar dyvjetorin e aksidentit hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona. Protestat, të organizuara nga familjarët e viktimave dhe grupe të tjera, kërkuan drejtësi dhe përmirësime në sistemin hekurudhor. Protesta u zhvilluan edhe në diasporë. Ky aksident, i shkaktuar nga gabime njerëzore, ishte më i rëndi në historinë hekurudhore të Greqisë.
Posted inKryesore


