Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, akuzohet për shkelje në tenderin për asfaltimin e disa rrugëve, duke favorizuar nipin e politikani të PS-së, Arbër Abazi. Tenderi, me vlerë 14.9 milion lekë, përjashtoi konkurrencën përmes kritereve diskriminuese, duke e shpallur fituese kompaninë e Abazit, megjithëse kishte ofertën më të shtrenjtë. Procedura është shënuar me risk korrupsioni, duke ngushtuar konkurrencën dhe duke e cilësuar projektin si një përpjekje për të joshur votuesit para zgjedhjeve.
Posted inKryesore


