Një italian, M. B., është arrestuar në Berat gjatë operacionit “Wanted”. Ai dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale që kryente vjedhje me dhunë. M. B., 47 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Benevento në Itali për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”. Tani, Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të organizojnë ekstradimin e tij në Itali.
Posted inKryesore


