Barcelona fitoi 4-0 ndaj Real Sociedad në javën e 26-të të La Liga. Pas një kartoni të kuq për kapitenin Elustondo në minutën e 16, Barcelona shënoi me Gerard Martin pas një aksioni të bukur. Dani Olmo shënoi golin e dytë pas një devijimi, ndërsa Ronald Araujo dhe Lewandowski kontribuuan me dy gola të tjerë. Pas kësaj fitoreje, Barcelona udhëheq në tabelë me 57 pikë, ndjekur nga Atletico Madrid dhe Real Madrid.
Posted inSport


