IFAB ka miratuar rregulla të reja për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë një ndryshim në mënyrën si portierët mbajnë topin. Tani, nëse portierët e mbajnë topin mbi 8 sekonda, do të ndëshkohen me një goditje nga këndi për kundërshtarët. Kjo masë ka për qëllim të reduktojë vonesat në lojë. Rregulli do të aplikohet për herë të parë gjatë Kupës së Botës për Klube dhe më pas në sezonin 2025-2026. Po ashtu, janë miratuar rregulla të reja për pozicionimin e gjyqtarëve gjatë ekzekutimit të penalltive.
Posted inSport


