Ursula von der Leyen, kreu i Komisionit Europian, e përshkroi samitin e liderëve në Londër si një “diskutim të mirë dhe të hapur” mbi sigurinë e Ukrainës. Ajo theksoi nevojën për një rritje të mbrojtjes dhe një qasje të përbashkët evropiane. Von der Leyen kërkoi riarmatim urgjent të Evropës dhe rritje shpenzimesh, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë dhe parandalimin e luftërave të ardhshme.
Posted inKryesore


