Vlerat barike do të bien për shkak të masave ajrore më të ftohta veriore, duke çuar në një ndryshim të klimës. Paradite do të ketë alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave, me reshje të izoluara shiu në jug. Pasdite, vranësirat do të largohen për t’u zëvendësuar me kthjellime. Temperaturat do të luhaten nga -3°C në Peshkopi deri në 15°C në Durrës, ndërsa era do të fryjë deri në 45 km/h në drejtim verior, duke sjellë dallgëzim në det.
Posted inKryesore


