Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës, kur një autoambulancë u përplas me një automjet tjetër dhe u përmbys. Ambulanca, që transportonte një 65-vjeçar nga Berati drejt Tiranës, kishte edhe bashkëshorten e tij. Si rezultat, tre persona u lënduan: 65-vjeçari, bashkëshortja dhe një infermiere, ndërsa shoferi shpëtoi pa lëndime. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Posted inKryesore


