Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, K. R., pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës për shkak të një celulari që i ishte marrë gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka treguar rezistencë me dhunë ndaj policisë gjatë arrestimit. Gjatë kontrollit, iu sekuestrua një thikë. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


