Agjencia europiane e Azilit raportoi se në vitin 2024, 7325 shtetas nga Shqipëria kërkuan azil në Bashkimin Europian. Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në këtë kategori nga Ballkani Perëndimor. Krahasuar me vitin 2023, numri i kërkesave shqiptare ra nga 9145. Franca mbetet destinacioni më i preferuar, pasuar nga Gjermania, Italia dhe Greqia. Në total, BE-ja mori rreth një milion kërkesa për azil, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.
Posted inKryesore


