Një operacion ekstradimi është realizuar me sukses, ku Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë, është ekstraduar nga SHBA në Shqipëri. Ai ishte në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Ekstradimi erdhi pas përpjekjeve disamujore të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe amerikane. Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetje.
Posted inKryesore


