Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” është shtyrë përsëri, pasi gjyqtarja Flojera Davidhi nuk ka arritur të marrë një vendim. Seanca e ardhshme do të mbahet më 13 mars, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për të dërguar çështjen në gjykim. Të akuzuarit, përfshirë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, kërkojnë pushimin e çështjes për mungesë fakti. Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”.
Posted inKryesore


