FIFA ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të ketë 48 skuadra, por planifikon një rritje në 64 skuadra për Botërorin e 2030-ës, për të shënuar 100 vjetorin e kompeticionit. Propozimi, i inicuar nga presidenti i Federatës Uruguaiane, Ignacio Alonso, pritet të miratohet nga Këshilli i FIFA-s, duke ofruar mundësi për ekipet e vogla dhe duke rritur shanset për Shqipërinë dhe Kosovën që të garojnë. Turneu do të mbahet në Uruguai, Argjentinë, Paraguai, Portugali, Spanjë dhe Marok.
Posted inSport


