Seanca për Alqi Bllakon, ish-sekretar i Ministrisë së Mjedisit, është shtyrë për më 11 mars, ora 13:30. Gjatë seancës së sotme, SPAK kërkoi 5 vite burg për të për korrupsion në lidhje me Inceneratorin e Tiranës. Bllako e deklaroi veten të pafajshëm dhe argumentoi se nuk kishte kryer veprën penale, duke theksuar se nuk kishte marrë pjesë në procedurat për dhënien e koncesionit dhe se nuk kishte ndikuar në punësimin e individëve të caktuar.
Posted inKryesore


