Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, u arrestua pas aksidentit tragjik në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër të rinj që udhëtonin me një “Benz”. Krrashi, që drejtonte betonierën, u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes që shkaktoi shpërthim zjarri. Hetimet zbuluan se ai po drejtonte pa patentë për mjet të tonazhit të rëndë. Policisë i është raportuar se ai u identifikua dhe u vënë në pranga.
Posted inKryesore


