Një 16-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër për tentativë vjedhje në një pikë këmbimi valutor, duke përdorur një pistoletë lodër. Policia u njoftua nga pronari i pikës dhe me shpejtësi identifikoi dhe arrestoi autorin, J. D. Në banesën e tij u sekuestruan prova të tjera, përfshirë armë të ftohta dhe kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Materialet janë dorëzuar në Prokurori për procedim të mëtejshëm.
Posted inKryesore


